Aktorja, prezantuesja dhe këngëtarja shqiptare, Almeda Abazi, prej vitesh jeton dhe vepron në Turqi, ndërsa atje ka filluar dhe ndërtuar karrierën e saj.
Ajo po ashtu është e martuar me aktorin turk, Tolgahan Sayisman, me të cilin tashmë ka edhe një djalë të quajtur, Efehan, shkruan portali arbresh.info
Së fundmi Almeda ka bërë të ditur se sot e feston 3 vjetorin e martesës me aktorin.
“Urime përvjetori ynë i tretë i martesës, dashuria ime”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e një fotografie që e ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram.
Ndryshe, Almeda ndoqi karrierën në Turqi duke u shfaqur në filmat, si “Konak” e “Show Business”, si edhe në seriale televizive, “Ayrilik” e Muhtesem Yuzyil, gjersa ka punuar edhe si prezantuese televizive. /arbresh.info/
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...