Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një postim në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se para 75 vjetëve kreu më i lartë shtetëror jugosllav, Josip Broz Tito, mori vendim për shpalljen e administrimit ushtarak në Kosovë, që ishte një prej dokumenteve më antishqiptare fill pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Presidenti Thaçi, ndër të tjera përmendi se në bazë të atij dokumenti politika jugosllave përmes eksponentëve serbë dhe tjerë, likuidoi elementin patriotik në Kosovë dhe goditi shtyllat më të forta të familjeve shqiptare në të gjitha rajonet, që në fakt rezultuan me mbledhjen e Prizrenit më 10 korrik 1945, ku dhunshëm Kosova u aneksua me Jugosllavinë, transmeton arbresh.info.
Po ashtu ai ka shkruar se, reagimi më i fortë kundër këtij terrori serb ishte kryengritja e komandantit Shaban Polluzha, e cila u shua me gjak./Arbresh.info
Ky është postimi i Presidentit Thaçi në profilin e tij në “Facebook”:-
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3442382312498770
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...