Një person që u vra nga policia, pasi theri me thikë disa njerëz në Londër, është liruar nga burgu në muajin janar.
Autoritetet thanë se Sudesh Amman, 20 vjeç, është liruar rreth një javë më parë, pasi ka shërbyer gjysmën e dënimit prej tre vjetësh e katër muaj burgim për vepra terroriste.
Ai ka qenë nën mbikëqyrje të policisë në kohën e sulmit, që ndodhi të dielën në jug të Londrës.
Tre njerëz u plagosën në sulm, por asnjëri nuk është në rrezik për jetën.
Policia tha se beson se incidenti është terrorist dhe se lidhet me islamistët.
Autoritetet e rendit janë duke zhvilluar hetime, por deri më tash nuk është bërë ndonjë arrestim.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se qeveria do të shpallë planet për “ndryshime thelbësore në sistemin e trajtimit të atyre që dënohen për vepra terrorizmi”.
Amman u deklarua fajtor në nëntor të vitit 2018 për posedim të dokumenteve me informacione terroriste dhe për shpërndarje të botimeve terroriste.
Ai u arrestua në veri të Londrës në maj të 2018-ës, me dyshimin se planifikonte një sulm terrorist./REL/
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...