Lista Serbe po kërkon i kërkon Albin Kurtit dy ministri.
Burime të arbresh.info brenda Listës Serbe thonë se përveç Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, kërkojnë edhe një ministri shtesë.
“Nëse qeveria e ardhshme ka më shumë se 12 ministri, përkatësisht 13 apo mu shumë ministri, atëherë na takon edhe një ministri. Ministria për Komunitete dhe Kthim na takon me 12 ministri. Nëse ka më shumë ministri, atëherë e kërkojmë edhe një ministri, por cila do të jetë ajo tash për tash nuk është thënë”, bënë të ditur ky burim.
Albin Kurti, pothuajse në përfundim të afatit ligjor për të prezantuar para deputetëve kabinetin e tij qeveritar një ditë më parë ka takuar edhe përfaqësuesit serbë në Kuvendin e Kosovës dhe ata të komuniteteve tjera pakicë.
Vetë Kurti nuk është deklaruar në lidhje me ofertën që i ka prezantuar këtyre subjekteve./arbresh.info/
“Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan”, Joseph: K...
Deri 40 minuta pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Hamza nga Prizreni: Me qeverisjen time, një fillim i ri për ...
Barça e mbyll vitin me fitore, triumfon në udhëtim tek Villa...
Zarf gri në shtëpi! Çfarë pritet të ndodhë?
Duka në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit”: Kemi pasur një v...