Sami Thaqi, polici që ndërroi jetë mbrëmë ka lënë pas vetës tre fëmijë.
Kështu ka bërë të ditur djali i axhës, Faton Thaqi në një intervistë dhënë për arbrësh.info.
Ai ka thënë gjithashtu se fëmijë i madh është 10 vjeç ndërsa i vogli 3 vjeç.
“Ka qenë një person që e respektonte i gjithë katundin. Ka qenë shumë njeri i sinqertë, lajmi për të ka qenë shumë i rëndë për ne si familjarët e tij. Ai mbrapa la 3 fëmijë, djali më i madh ka qenë 10 vjeçar dhe më i vogli 3 vjeçar”, deklaroi Faton Thaçi.
Familjarët kanë bërë të ditur gjithashtu se Sami Thaqi që në moshën 16 vjeçare kishet qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai ndërroi jetë mbrëmë pas plagëve të marra në një shpërthim që ndodhi mbrëmë gjatë një aksioni policor në Zhur të Prizrenit./arbresh.info/

Polici që u lëndua mbrëmë në Prizren ka humbur njërin sy ndërsa ka lënduar rëndë tjetrin
Ushtarë të KFOR-it zhvillojnë kualifikime për qitje në Camp ...
Arlind Sejdiu i bashkohet FC Ferizajt
Osmani dhe Haradinaj diskutojnë për Bordin e Paqes dhe zhvil...
BE dhe vendet arabe kundër zgjerimit izraelit në Bregun Perë...
Distria Krasniqi prinë në ranglistën botërore të xhudos
Me 11 vota ‘për’, certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 28...