Portieri i PSG-së, Keylor Navas ka thënë se nuk është transferuar në “Parkun e Princave” për të pasur kohë të mirë, por për të fituar trofe.
Navas gjatë afatit veror u largua nga Real Madrid dhe u transferuar te “Parisienët”, me të cilët është duke luajtur në formacionin e parë.
Gardiani i Kosta Rikës në një intervistë për Telefoot ka thënë se qëllimi është fitimi i sa më shumë trofeve.

“Jam i lumtur, të gjithë me mirëpritën mjaftë mirë. Dua gjithmonë të fitojë, nuk u transferova për të pasur kohë të mirë. Dua të fitojë trofe sepse kjo gjë na pëlqen”
“Kemi skuadër të mirë. Klubi është i kualitetit të lartë, por gjëja me e rëndësishme është të qëndrojmë të bashkuar”
Ndërsa i pyetur për sulmuesit e “Parisienëve”, Navas tha se janë të pabesueshëm sidomos Neymar i cili është në një botë tjetër.
“Janë të një niveli të pabesueshëm dhe është privilegj për mua të luaj me ta. Neymar është lojtar i një niveli krejtësisht tjetër, nga një botë tjetër”
PSG në Ligën e Kampionëve do përballet me Borussia Dortmund në kuadër të 1/16-tës./arbresh.info.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut shoqërohet në polici
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë për pu...
Kurti: Kosova ka potencial për t’u bërë pjesë e historive gl...
Oda Ekonomike Amerikane: Kosova të zhvillojë infrastrukturën...
Ra në krye të detyrës në Maliq, polici do të varroset në ven...
Kusari-Lila sot mban konferencë për media, njofton masa të r...