Roma dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje për kalimin e Carles Perez në kryeqytetin italian, si lojtar i huazuar me detyrim blerjeje për 13 milionë euro.
Megjithatë, tani i mbetet lojtarit të vendosë nëse dëshiron t’i bashkohet Romës apo jo, raportojnë mediat spanjolle, përcjella Gazeta Express.
Në momentin që Perez e pranon kalimin në Romë, transferimi i tij nga Barcelona do të bëhet zyrtar.
21-vjeçari, i cili vetëm para katër muajve e ripërtëriu kontratën deri më 2022, është gjendur në një situatë të papritur; sepse sapo ia doli të ishte pjesë e skuadrës së parë të Barçës, iu tha se nuk është më pjesë e planeve të klubit. E tëra për shkak të ndërrimit të trajnerit.
Roma nuk është mundësia e vetme e Perezit, por thuhet se Barcelona synon ta mbyllë marrëveshjen me klubin italian sa më shpejt për shkak të gjendjes së keqe financiare.
Gjithsesi, tani i mbetet Perezit të vendosë nëse dëshiron të kalojë në Romë apo jo.
Studentët në Shkup kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Drejtë...
Mbi 30 kërkesa në vesh të shurdhër: MABCO akuzon institucion...
“Mos ma përktheni të ardhmën”, Vogëlushi prek me...
“Na morët shumë gjëra, jo edhe gjuhën”, studentët mblidhen p...
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim nga g...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...