Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli sot deklaroi se do të marrin pjesë në takimet e grupeve të punës për Ligjin për Prokurori Publike, por siç tha ai, ata janë ftuar me vonesë dhe akuzoi se marrëveshjen që e kanë pasur me ish-kryeministrin Zoran Zaev para sjelljes së ndryshimeve kushtetuese nuk është përmbushur.
“Jemi ftuar me vonesë. Kryesisht pushteti bisedon me opozitën maqedonase OBRM-PDUKM dhe kur atje nuk arrin mendon se ne jemi makineri votimi”, tha Zendeli, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai shtoi se si Lëvizje Besa kanë vërjejtjet e tyre sa i përket këtij ligji dhe se në takim do t’i pamendin.
“Dua t’i rikujtoj qytetarët dhe qeverinë për marrëveshjen që e kishi,, deputetët e Lëvizjes Besa me kryeministrin e qeverisë së atëhershme, para ndryshimeve kushtetuese e deri më sot, ish-kryeministri dhe kryetari i LSDM-së s’ka ndërmarrë asgjë sa i përket asaj marrëveshje. Në këtë drejtim pres të ndërmerren masa konkrete që të mund edhe ne si parti politike dhe si deputetë të japim kontributin tonë për Ligjin për Prokurori publike”, tha Zendeli.
Vërejtjet e tyre kanë të bëjnë posaçërisht në mbikëqyrjen e punës së Prokurorisë.
“Ne gjithmonë miratojmë ligje të mira por nuk kemi mbikëqyrje të zbatimit të atyre ligjeve”, tha mes tjerash Zendeli.
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...