Sipas Policisë së Kosovës, vetëm në 24 orët e fundit, janë regjistruar mbi 30 raste të azilkërkuesve.
Në luftë kanë familjen.
E vet, në kërkim të një jete më të sigurt, këta të rinj sirianë kanë mbërritur në Kosovë.
Janë bërë të përditshme pamjet, kur në stacionin qendër të Policisë në Prishtinë, shihen grupe me dhjetëra sirianë.
Por, pothuajse gjithë këta të rinj, në Kosovë qëndrojnë vetëm disa ditë.
Qëllimi i tyre, është kalimi në shtetet e tjera.
Ka të tjerë që synojnë vendet e bashkimit Evropian.
E nga Policia e Kosovës, thonë që vetëm në 24 orët e fundit, janë regjistruar mbi 30 raste të tilla.
Sipas Policisë, këta azilkërkues hasen dhe ndalohen në pjesët e brezit të gjelbër kufitar, duke hyrë ilegalisht nga territori i Republikës së Shqipërisë.
Por, janë të shpeshta rastet, kur azilkërkuesit largohen nga Kosova pa njoftuar fare. Në fund, nga Policia e Kosovës kanë thënë që së fundmi, shumica e azilkërkuesve janë nga Afganistani, Siria, si dhe shtetet e tjera si Libia, Irani, Iraku apo edhe Palestina.
Për kohën sa qëndrojnë në Kosovë, ata vendosen në këtë qendër të azilit në Magure të Lipjanit.
Skandali me vota, ndërprehet mandati i përfaqësuesve të subj...
KQZ vendos: 28 komuna në rinumërim, shkak manipulimet
Rexhepi: Devijimet në rinumërimin e votave janë goditje ndaj...
Grabitja e argjendarisë në Prishtinë, Policia po punon në id...
Kuvendi i Shqipërisë nis sot punën, Begaj kërkon dialog dhe ...
Çitaku për dallaveret me vota: Rinumërim të plotë, hetim, pë...