Pas rreth një ore ka përfunduar takimi mes të dërguarit të posaçëm të SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorit Richard Grenell, me kryetarin e Lidhjes Demokratike te Kosovës, Isa Mustafa.
Ky i fundit, gjatè takimit pranë kishte Agim Veliun dhe disa zyrtarë tjerë partiak.
Grenell ka shtuar se interesohet në zhvillimin ekonomik të vendit, shkruan arbresh.info.
Ai ka thënë se do të sjellin ide nga e gjithë bota për hapjen e bizneseve dhe vendeve të reja të punës.
“Amerika është e interesuar të zhvilloj aspektin ekonomik në Kosovë në mënyrë që të krijohen vende të reja të punës. Ne do të sjellim disa nga idetë dhe bizneset më të mirë nga SHBA dhe nga bota”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar gjithashtu se do të injorojë zhvillimet politike në vend.
Ndryshe kujtojmë që para këtij takimi, Grenell është takuar edhe liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin./arbresh.info/

Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira