Ka përfunduar procesi gjyqësor ndaj rastit “Syri i Popullit.
Të akuzuarit në rastin “Syri i Popullit”, Sabit Berisha i refuzohet aktakuza, pasi që prokurori ka hequr dorë nga ndjekja penale.
Avokati i Sabit Berishës, Nik Shala, tha se do të parashtroj kërkesë për kompensim të dëmit, për pengim të pabazë nga liria në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.
“Gjatë seancave të zhvilluara pranë kësaj gjykate, e para trupit gjykues me asnjë provë të vetme nuk është dëshmuar se i mbrojturi im e ka kryer veprën penale për të cilën ka qenë i akuzuar, kështu që me plotë të drejtë Prokurori Speciale i Republikës së Kosovës, ka hequr dorë nga ndjekja penale e klientit tim ashtu që edhe sot gjykata ka marrë aktgjykim refuzues e nga sot klienti im është i lirë, për shkak të qëndrimit të klientit tim pa bazë ligjore në paraburgim pranë Këshillit Gjyqësor të Kosovës, do të parashtroj kërkesë për kompensim të dëmit, për pengim të pabazë nga liria. Klienti im ka qëndruar 1 muaj paraburgim, e kërkesën do ta parashtroj pranë Këshillit Gjyqësor të Kosovës, pasi të konsultohem me klientin tim”, ka thënë avokati Shala.
Të akuzuarit në rastin “Syri i Popullit”, Sadri Ramabaja, Murat Jashari, Ragip Sallova, Avni Llumnica, Bexhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha dhe Rexhep Topllana, janë shpallur fajtorë për vepra penale kundër rendit kushtetues dhe vepra të tjera.
AAK sot mban konferencë për media
Shëndritit i bie në dorë Kutia e Pandorës, ja kë çon ai në n...
Përgatitjet për finalen e madhe, Kosova sot mban stërvitjen ...
“Jam shumë i qetë”, Ousmane Dembele shpjegon si ndryshoi pre...
Trump për NATO-n: Pse duhet të jemi aty për ta nëse ata nuk ...
PS përgatitet për “Vendoret 2026”, Rama: Nevojitet ristruktu...