Më shumë se 11 mijë njerëzve u është kërkuar të largohen nga shtëpitë e tyre, pasi u gjet një bombë angleze në një kantier në qytetin e Dyseldorfit.
Administrata e qytetit dhe brigada e zjarrfikësve u thanë 11,650 personave të largohen nga zona, kur u gjet bomba njëtonëshe në tokën ku dikur ishte burgu në Derendorf, transmeton portali arbresh.info.
Ekspertët po punojnë në çmontimin e bombës.
Sipas administratës së qyteti, të gjithë njerëzit në rrezen prej 500 metrave përreth zonës së zbulimit në Ulmenstraße duhet të largohen. Sipas vlerësimit, bëhet fjalë për 11,650 persona.
Autoriteti i qytetit tha në Twitter: “Një bombë angleze prej 10 centimetrash u gjet të premten në mëngjes gjatë punimeve të ndërtimit në vendin e ish burgut në Derendorf, Dyseldorf. Shpërthimi është planifikuar për sot. Sipas vlerësimeve të para, rreth 30,000 njerëz preken nga çmontimi”.

Për më tepër, 19,245 njerëz në një rreze prej një kilometri rreth vendit u kërkohet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre derisa bomba të shpallet e sigurt.
Autoritetet këshillojnë fuqishëm njerëzit të mos qëndrojnë jashtë, siç u njoftua pas mbledhjes së menaxhimit të krizave të qytetit./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...