Profesori universitar, Blerim Latifi, i ka krahasuar negociatat e VV-së dhe LDK-së me serialin e njohur komik “Mahmutovitët dhe Rexhepovitët”.
Siç kujton ai, tek ky serial, dy familje herë shajnë, fyejnë e kërcënojnë njëra-tjetrën, e herë i dërgojnë mesazhe vëllazërie.
Profesorit që ishte këshilltar i kryeparlamentarit Kadri Veseli, negociatat e tilla po i duken të ngjashme.
“Menjëherë pas luftës ka pas qenë një serial televiziv në Kosovë i quajtur “Mahmutovitët e Rexhepovitët”, me kryeprotagonistë Xhevat Qenën, tanimë i ndjerë, dhe Adem Mikullovcin. Dy familje e kalojnë gjithë kohën herë duke e sharë, fyer e kërcënuar njëra tjetrën, e herë duke këmbyer mesazhe vëllazërie e bashkëjetese. Këto negociatat midis VV-së dhe LDK-së kanë filluar t’i ngjajnë këtij seriali, krejtësisht”, ka thënë Latifi.
Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga