Fuqizimi i kornizës ligjore dhe integritetit, transparenca dhe llogaridhënia sistematike, avancimi i sistemit për vlerësimin e performances së prokurorëve, ishin vetë disa nga shtyllat kryesore që përmban Plani i punës së Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për vitin 2020, i miratuar sot në takimin e 176-të të vet.
Sipas njoftimit, Këshilli i udhëhequr nga Kryesuesi i tij, Bahri Hyseni, ka miratuar Rregulloren për trajnime dhe zhvillimin profesional në sistemin prokurorial, e cila përcakton standardet dhe udhëzimet e trajnimit të prokurorëve dhe personelit tjetër, si dhe mbikëqyrjen e zhvillimit profesional të prokurorëve dhe personelit administrativ në sistemin prokurorial.
Rrjedhimisht gjatë takimit janë miratuar rekomandimet e Raportit të Komisionit për transferimin dhe avancimin e tre prokurorëve të shtetit, me ç’rast avancohet një prokurore në Prokurorinë Themelore të Pejës nga Departamenti i Përgjithshëm në Departamentin për Krime të Rënda, e cila njëkohësisht do të transferohet për një periudhë njëvjeçare në Prokurorinë Themelore të Gjakovës, kurse një prokurore e Prokurorisë Themelore në Prizren është avancuar nga Departamenti i Përgjithshëm në Departamentin për të Mitur. Në këtë kontekst, pas shpalljes së brendshme për avancimin e një pozite në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës është konstatuar se nuk janë plotësuar kriteret e kërkuara dhe është vendosur të bëhet rishpallja e brendshme.
Nga ana tjetër, në kuadër të përmirësimit të njohurive dhe aftësive të mentorimit për t’u marrë me rastet e synuara të Prokurorit të Shtetit, KPK-ja ka dhënë pëlqimin që grupi i përzgjedhur i prokurorëve për të ndjekur programin e mentorimit në katër module gjatë muajve mars, qershor, shtator dhe nëntor të vitit 2020 në Londër, ndërsa shpenzimet do të mbulohen nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. /arbresh.info
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...