Regjistri Qendror sot njoftoi se faqja e tyre në rrjetin social në Facebook është hakuar dhe lut që përmbajtjet që publikohen të injorohen nga qytetarët, për shkak se siç thonë ato, s’është qëndrimi i tyre.
Në njoftim theksojnë se për momentin punohet për një faqe të re për të cilën mediat dhe opinioni do të njoftohen, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Faqja në ‘Facebook’ është krijuar që prej 10 viteve nga Emil Jakimovski në kohën kur ai ka qenë udhëheqës i Repartit për marketing dhe marrëdhënie me publikun. Regjistri Qendror dyshon se ky person qëndron pas postimeve që u shfaqën në faqen në Facebook”, thuhet në njoftim.
Ky rast, siç thonë, është denoncuar në Sektorin për krime kompjuterike pranë MPB dhe ju bëjnë apel organeve hetimore të hetojnë rastin.
Ndryshe, sot në faqen në Facebook u shkrua se “drejtoresha e Regjistrit Qendror, për momentin është e zënë dhe kurdisje tenderi dhe mobing ndaj anëtarëve të OBRM-PDUKM-së”.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...