Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dënojnë fuqishëm kërcënimin me likuidim fizik dhe kërcënimet e tjera, të bëra gjatë ditës së sotme ndaj prokurores speciale, Drita Hajdari.
Këto kërcënime serioze ndaj prokurores Hajdari vijnë si rrjedhojë e fushatës dhe gjuhës denigruese publike nga një grup individësh, pas shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Themelore e Prishtinës në lidhje me rastin e ashtuquajtur “Pronto”.
Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit qëndrojnë fuqishëm në përkrahje të prokurores speciale, Drita Hajdari, duke i ofruar mbështetjen e plotë për punën dhe përkushtimin e saj në ushtrimin e funksionit kushtetues dhe ligjor në hetimin dhe ndjekjen e kryeseve të veprave penale, thuhet në komunikatë.
Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit sigurojnë opinionin publik se kërcënimet publike ndaj prokurorëve nuk do t’i zmbrapsin asnjë hap dhe asnjë çast synimet dhe përpjekjet tona të vazhdueshme për krijimin e shtetit ligjor, në të cilin respektohen parimet e drejtësisë.
Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njoftojnë se kërcënimet ndaj prokurores Drita Hajdari janë duke u trajtuar seriozisht dhe me nivelin e duhur të urgjencës, me ç’rast kanë urdhëruar Policinë e Kosovës për të ndërmarrë masa konkrete për identifikimin dhe arrestimin e personave, të cilët kanë kërcënuar prokuroren Hajdari, si dhe të njëjtit të dalin para organeve të drejtësisë. /arbresh.info/
Vrasja e Liridona Ademajt: Burgim i përjetshëm për Murselin ...
Naimi në burg përjetë, flet vëllai i Liridonës: Shkon për fë...
Lot dhe dhimbje në familjen Ademaj pas vendimit të gjykatës
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...