Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka ofruar Njësitet Emergjente të Forcës së Sigurisë së Kosovës për mbështetje të menjëhershme operacionale për të ndihmuar autoritetet e Australisë në shuarjen e zjarreve.
Këtë e ka bërë të ditur vet Thaçi përmes një njoftimi në Facebook.
“Kosova i qëndron pranë shtetit mik, Australisë, në këto ditë të vështira”, shkruan Thaçi në njoftim.
Thaçi ka postuar edhe letrën e dërguar guvernatorit David Hurley dhe kryeministrit Scott Morrison, ku ndër të tjera shprehë edhe solidaritetin dhe mbështetjen e popullit të Kosovës për popullin e Australisë në këtë situatë tragjike që kanë krijuar zjarret e shumta./arbresh.info
Postimi i plotë:
Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, përmes një letre drejtuar guvernatorit David Hurley dhe kryeministrit Scott Morrison, kam shprehur solidaritetin dhe mbështetjen tonë për popullin e Australisë në këtë situatë tragjike që kanë krijuar zjarret e shumta.
Atyre u kam ofruar mbështetje të menjëhershme operacionale të Njësive Emergjente të Forcës së Sigurisë së Kosovës për t’i ndihmuar në ndaljen e zjarreve.
Kosova i qëndron pranë shtetit mik, Australisë, në këto ditë të vështira! HTH
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë