Can Yaman 29-vjeçari me origjinë nga Kosova, është një nga aktorët më të talentuar e të dashur jo vetëm për publikun turk, por edhe shqiptar.
Ndonëse Yaman e ka nisur relativisht vonë karrierën e aktrimit, në vitin 2014, ai arriti të bënte për vete miliona fansa . Pas disa roleve të suksesshme përfshirë këtu serialet “Pavarësisht dashurisë” , “Hëna e plotë”, “Një puthje në errësirë”, ai është shndërruar dhe në aktorin tonë të preferuar.
Ta shohim në ekran teksa interpreton role të ndryshme, duket se është gjëja që 29-vjeçari mund të bëjë më mirë, dhe lajmi se ky i fundit mund të heqë dorë nga aktrimi ka tronditur fansat e tij.

Can Yaman pak kohë më parë deklaroi se në janar të këtij viti , do t’i bashkohej forcave ushtarake, ndërkaq, Can herë pas here ka bërë video live ku është mundurar t’i shpjegojë sërish fansave arsyet e vendimit të tij, si dhe faktin që ky vendim në fund të ditës nuk është një “tragjedi” siç ata po e interpretojnë.
E ndonëse jemi vetëm në javën e parë të vitit të ri, Can Yaman është gati të shkojë ushtar në Izmir!

Shërbimi i ushtrisë është i detyrueshëm në Turqi dhe nuk përjashton askënd e së fundmi parukieri personal i aktorit ka publikuar një foto ku Can duket shumë ndryshe,. Pa mjekër me flokë të shkurtër, aktori duket si një tjetër person./tring
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën