Në Podujevë ka arritur përforcimi më i madh i këtij klubi në këtë afat kalimtar, portieri Giacomo Nava.
Nava ka firmosur kontratën që e mban në klub deri në verën e vitit 2021.
“Giacamo Nava, 22 vjeç, i lindur më 27.01.1997 në Lavagna të Italisë. Portier italian, reprezentues i Italisë në grupmoshat e reja. Spikasin paraqitjet e tij të shumta duke filluar nga gjenerata U19 e klubit të madh italian Sampdoria”.
“Ka mbrojtur edhe për Lentigione dhe Lecco, kurse në edicionin e fundit ishte pjesë e klubit italian, Rimini. Në karrierën e tij të pasur, numëron 113 paraqitje, prej tyre ka 43 ndeshje pa gol të pranuar”.
“Giacomo Nava tashmë i lumtur me projektin e klubit të Llapit, me shumë seriozitet do nis aventurën në mbrojtje të denjësishme të ngjyrave bardhekaltër të KF LLAPIT”, thuhet në komunikatën e klubit.
Llapi në këtë afat kalimtar ka transferuar edhe Jasmin Raboshtën, Egzon Krasniqin, Nertil Hoxhajn dhe Atdhe Grajqevcin.
Ndalohet një rast i kontrabandës në Kamenicë, sekuestrohen m...
Një viktimë dhe një i plagosur, zbardhet ngjarja e rëndë në ...
Maqedonci në Gjermani diskuton për bashkëpunimin në fushën e...
Lirohet nga burgu reperi i njohur Cllevio
Whitaker: Kosova po rrit rolin e saj si kontribuese në sigur...
Përplasen dy vetura, vdes njëri nga shoferët në Thumanë