Bredhi festiv i fundvitit që ishte vendosur në qendër të Tiranës, është rrëzuar ditën e sotme për shkak të erërave të forta, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u bën apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin daljen në rrugë apo qëndrimin në zona ku ka rrezik.
“Kujdes! Erë e fortë në Tiranë, ju lutem evitoni lëvizjet dhe qëndrimin në vende ku ka objekte apo pemë që rrezikojnë jetën. Për çdo problem raportoni te numri i emergjencës 112. Punonjësit tanë ndodhen në terren në ndihmë të çdo qytetari”, shkruan Erion Veliaj në rrjetin Facebook.
Ndërkaq, punonjësit e mirëmbajtjes në Bashkinë e Tiranës ndodhen në terren për të normalizuar situatën e krijuar nga era e fortë, dhe për t’i ardhur në ndihmë banorëve që mund të hasen në vështirë për shkak të kushteve të vështira të motit./tch/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...