Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti dëshiron që mesfushori i Juventusit, Adrien Rabiot të jetë transferimi i parë te klubi anglez në afatin e janarit.
Everton synon të transferojë disa mesfushorë me kualitet të lartë dhe francezi shihet si lojtari i duhur, transmeton portali arbresh.info.
Gjatë kohës kur ishte në PSG, Ancelotti ka punuar me Rabiot dhe kërkon ribashkimin, mirëpo drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka deklaruar se dëshiron të shesë vetëm Emre Can.

Everton ka kërkuar ta huazojë lojtarin me mundësi blerje në fund të sezonit dhe është i gatshëm t’i dhurojë “Zonjës së Vjetër”, 3.5 milionë euro deri në qershor, pastaj të paguajë vlerën që dëshiron gjiganti italian.
Mirëpo, përgjigjja e kampionit të Italisë për momentin është negative./arbresh.info.
FIFA sjell ndryshime të mëdha për Kupën e Botës 2026
Ngjarje e rëndë në Itali, ndërtesa rrënohet pas shpërthimit ...
KQZ nis Programin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për zgjedhjet e...
Sulmuesi njofton largimin nga Tirana
Votimi në Ambasadën e Kosovës në Hagë përmbyllet me sukses
SHBA i bën thirrje Evropës të fokusohet më shumë në siguri d...