Për herë të parë edhe brenda ambienteve të Presidencës së Shqipërisë, është brohoritur sot, “oh sa mirë me qenë shqiptar o hej…”, duke thyer kështu çdo rregull protokollar, e duke zhvendosur festën nga sheshi “Nënë Tereza” për në brendësi të institucioneve tona.
Djemtë e Kombëtares futbollistike direkt pas ceremonisë së mirënjohjes të organizuar në Kryeministri janë pritur në një tjetër ceremoni dekorimi nga presidenti Nishani, i cili e ka nderuar ekipin shqiptar të futbollit me dekoratën “Nderi i Kombit”, për kualifikimin e saj në Kampionatin evropian 2016.
Presidenti në fjalën e tij ka shprehur mirënjohjen më të lartë për këtë fitore historike të skuadrës shqiptare, e cila kualifikohet për herë të parë në Euro 2016 dhe tha se ndihet i emocionuar dhe tepër krenar.
Nishani shtoi se e gjitha kjo është edhe një fitore e bashkimit të të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë nëpër botë, pasi të gjithë kanë festuar për këtë fitore në çdo cep të globit.

“Sot ne ndjehemi më shumë krenarë se kurrë dhe më të bashkuar se kurrë. Këtë nuk e them dhe nuk e konstatoj vetëm unë në cilësinë e presidentit, por këtë e shpreh dhe e vërteton mbarë kombi shqiptar duke demonstruar shfaqe dhe shembuj të papërsëritshëm atdhedashurie në çdo skaj të globit që nga Tirana, Elbasani, që nga Prishtina e Mitrovica, që nga Sidnei në Australi dhe deri në Nju Jork. Kombëtarja shqiptare e futbollit sot më shumë se kurrë përfaqëson karakterin dhe fytyrën e vërtetë të kombit shqiptar, atë evropian, që me merita të plota po shkojnë të na përfaqësojnë për herë të parë e me dinjitet në një kampionat evropian,” tha presidenti Nishani.
Nishani dha vlerësime edhe për trajnerin italian Xhani de Biazi, i cili ka krijuar një skuadër të fortë e të denjë për shqiptarët.
“Rrugëtimi për në Paris është ende larg por ëndrra vazhdon për çdo shqiptar”, tha Nishani, ndërsa nënvizoi se edhe pse futbolli është thjesht një sport ai ka magjinë e bashkimit të njerëzve dhe kombeve, më tepër se politika dhe retorika boshe.
– See more at: http://www.kosovapress.com/sq/rajoni/kombetarja-nderi-i-kombit-nishani-sot-shqiptaret-jane-me-te-bashkuar-se-kurre-53298/#sthash.DGSGI0rX.dpuf
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër
E trishtë: Nesër u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga...
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...