Zlatan Ibrahimovic zyrtarisht është rikthyer tek gjiganti italian Milan.
Sulmuesi suedez ka nënshkruar një kontratë gjashtë mujore me Milanin, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Në këto gjashtë muajt e parë, Ibrahimovic do të fitojë pagë prej 3,5 milionë euro deri në qershor.
Ndërkohë në rast se do të vazhdoj kontratën për një vit tjetër, atëherë suedezi do të fitojë pesë milionë euro të tjera.
Me tu zyrtarizuar nga Milani, Ibrahimovic ka thënë se po kthehet tek një klub që e respekton shumë dhe një qytet që e do.
“Po kthehem te klubi që respektoj jashtëzakonisht dhe te një qytet që e dua”, tha fillimisht Ibra.
Tutje 38-vjeçari ka deklaruar se synon që ta ndryshon ecurinë e këtij sezoni për t’i arritur objektivat.
“Do të luftoj me shokët e skuadrës për të ndryshuar ecurinë e këtij sezoni dhe do të bëj çmos për të arritur objektivat”, ka deklaruar Ibrahimovic. /Telegrafi/
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...
BE pjesëmarrëse në takimin e Bordit të Paqes
Rama: Po ua tregoj një sekret, Osmani u kërcënua dy vjet nga...
Gjyqi në Hagë, Rama: Drejtësia po dëmton Kosovën dhe luftën ...
Milani po planifikon një transferim gjatë verës për yllin e...