Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Devis Hotin.
Hoti është i dyshuar për vrasjen e Flamur Çelës, orët e para të mëngjesit të së enjtes pranë dyqanit të tij, në fshatin Mborje të qytetit të Korçës.
Mësohet se 18-vjeçari nuk e ka pranuar fajin në gjykatë, por ka deklaruar se është i pafajshëm. Sipas prokurorisë 48-vjeçari Flamur Duçi është qëlluar tetë herë me thikë, më pas trupi i tij u lye me lëndë djegëse dhe ju vendos zjarri.
Ndërsa, 18-vjeçari ka dëmtime në dorë dhe fytyrë, plagë në qafë, në dorën e djathtë, në gishta, në këmbë, çka do të thotë se mund të jetë përleshur me viktimën.
Për mediat ka folur edhe babai i autorit të dyshuar. Ai ka mohuar që i biri të jetë përfshirë në ngjarje.
“Djali ka qenë në shtëpi në orën 6:00 të mëngjesit, ka qenë këtu. Viktimën e kisha kushëri, djalin e hallës. Kemi pasur marrëdhënie normale, nuk kishim konflikte me ata, le ta gjeje policia vetë pse është arrestuar, edhe ne na morën deklaratën, por në shtëpi”, është shprehur ai./shekulli/
Programi europian për pushtetin vendor, Rama: Shqipëria shih...
“Opozita po e kërkon pushtetin duke bllokuar progresin”, Kur...
Starmer këmbëngul për zgjedhjet e ardhshme dhe afrimin me Ba...
Lojtari ka dhënë “dritën e gjelbër”, Man Utd ofron 45 milion...
I propozuar nga dy degë, Arben Gashi kandidat për deputet në...
Libani thotë se sulmet izraelite kanë vrarë 39 persona