Tronditet qyteti Patosit nga një vrasje e dyfishtë paraditen e të enjtes. Elis Kapaj 22 vjeç dhe Manol Rrapaj 26 vjeç, mbetën të vrarë pasi ndaj tyre Martin Skendaj qëlloi disa plumba përmes një arme tip pistoletë.
Autori kësaj vrasje të dyfishtë i arrestuar pak momente pas krimit , ishte i punësuar si gardian burgu. Krahas armës së shërbimit Skendaj, mbante me vete edhe një tjetër armë me të cilën kreu vrasjet. Policia ka mundur të rindërtojë të gjithë dinamikën e vrasjes. Fillimisht vrasësi dhe dy viktimat janë zënë pranë qendrës shëndetësore.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i kësaj vrasje të dyfishtë është një sherr çasti për një grua por policia po heton dhe ndonjë lidhje të mëparshme mes sulmuesit dhe viktimave. Sipas policisë autori dhe njeri nga viktimat ishin bashkëfshatarë. Martin Skendaj autor i sulmit shërbente si polic ne grupin e shoqërimit ne burgun e Fierit. Këtë te enjte kishte telefonuar dhe ka kërkuar leje nga puna me justifikimin se kishte thyer krahun.
Ndërkohë edhe në fshatin Mborje të Korçës është shënuar një tjetër vrasje. Flamur Duçi ka marrë një goditje me thikë në zemër ndërsa ka djegie në pjesën e sipërme të trupit. Viktima Flamur Duçi u gjet i pajetë në afërsi të dyqanit në pronësi të tij. Për këtë vrasje nuk është zbuluar ende autori./tch
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri
Gjermania arreston pesë të dyshuar për furnizim të firmave r...