Pak ditë pas dasmës që familjen e të afërmit i mblodhi për gëzim, shtëpia e familjes Hajdari u mbush sërish, por këtë herë, për ta përcjellë nusen e re për në banesën e saj të fundit, vetëm 5 ditë pasi e morën në shtëpi.
Askush nuk di të thotë pse çifti i ri i sapomartuar, Olsian dhe Rezarta Hajdari u vetëhelmuan mbrëmjen e të enjtes pak ditë pasi kishin bërë edhe dasmën.
Nëna e dhëndrit të ri, që po lufton me jetën në spital, ka gjetur ciftin në gjendje të rëndë në banesë dhe ka lajmëruar të afërmit e policinë.
Teksa ngjarja mbetet ende misterioze dhe pritet qe përmirësimi i gjendjes së Olsianit të hedhë dritë për atë që ka ndodhur, miqtë që shkruajnë në rrjetet sociale ngrenë edhe dyshimin se mund të ketë qenë një person i tretë që mund të ketë pasur gisht në ngjarje. Nuk dihet asgjë deri më tani, teksa policia po vijon hetimet.


Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...