Një zyrtar i partisë Italiane Lega të udhëhequr nga Mateo Salvini, Vito Komencini, thotë se kjo parti do të kthehet në pushtet në Itali dhe do të rishqyrtojë vendimin për njohjen e Kosovës.
Ai vlerësoi se Kosova ishte një problem i madh, madje për tërë Evropën, transmeton portali arbresh.info.
Tutje deputeti nga partia kontroverse ka thënë se në Kosovë ka trafik droge e trafikim të organeve.
“Ka trafik droge, trafikim të organeve njerëzore, terroristë islamikë, të kthyer. Pozicioni ynë është që ta mbështesim Serbinë në çdo mënyrë të mundshme”, tha Komencini për Telegraf Serbia.
Ai shtoi se me siguri do të rishqyrtojë vendimin për “njohjen e Kosovës”.
Komencini është një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Mateo Salvinit, politikanit më kontrovers në Itali, i cili është kritikuar shumë për qëndrimet e tij, sidomos ndaj emigrantëve./arbresh.info/
Dëmtimi i gypit në Shkabaj shkakton reduktime të ujit në Fus...
Zhvillimet në Kuvendin e Asociacionit të Komunave, reagon MA...
Tentoi t’i ikë policisë, arrestohet një person në Vushtrri p...
Braktisi foshnjën në spital, shpallet në kërkim një shtetase...
Shkon në 10 numri i të vdekurve nga sulmi me armë në Turqi, ...
Bora në gjysmëfinale të play-offit, eliminon Sigal Prishtinë...