Një video ku shfaqen njerëz që dukeshin duke u ngjitur në murin kufitar SHBA-Meksikë dhe duke rrëshqitur lehtë në anën tjetër, ka shkuar virale në mediat sociale.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, videoja u postua në Twitter nga J. Omar Ornelas, një fotoreporter me qendër në Palm Springs, California, së bashku me titullin: “Ky është muri i zëvendësuar rishtas përgjatë kufirit SHBA/MEXICO. #TheWall”.
Siç edhe mund të shihet, pamjet tregojnë tre persona në murin kufitar – një person në pjesën e poshtme që mban një shkallë dhe dy persona që ngjiten shkallëve.
Njëri nga njerëzit ishte në gjendje të rrëshqiste lehtësisht poshtë gardhit kufitar. Personi më pas largohet, pasi shfaqet ajo që duket se është një automjet i Patrullës Kufitare.
Dy personat e tjerë heqin shkallët dhe mbeten në anën e murit nga Meksika.
Së paku deri në tani thuhet se doganat dhe mbrojtja e kufijve të SHBA-së nuk ishin menjëherë të disponueshme për koment.
Ornelas nuk tregoi saktësisht se ku ishte xhiruar videoja apo kur u bë ajo – dhe nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.
Ndryshe, presidenti Donald Trump ka evokuar një “mbrojtje më të fortë” përgjatë kufirit SHBA-Meksikë dhe ka premtuar prej kohësh të ndërtojë një mur që mund t’i rezistojë depërtimit të migrantëve.
Trump zbuloi disa prototipe të një muri kufitar vitin e kaluar dhe ata duket se i rezistojnë përpjekjeve për shkallëzimin e tyre. Prototipet në atë kohë ishin prej betoni, çeliku dhe materiale të tjera. /Telegrafi/
https://twitter.com/fotornelas/status/1202065077328924672
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...