Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare është vendosur që të qohen para drejtësisë për ata që rezultojnë përgjegjës për pasojat e tërmetit.
Meta përmes një postimi në facebook ka shkruar gjithashtu se në atë mbledhje është diskutuar edhe për bashkëpunim për tejkalim të emergjencës dhe kthim të normalitetit, shkruan arbresh.info.
“Sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, diskutuam për një bashkëveprim dhe koordinim më të ngushtë midis të gjitha institucioneve për përballimin e emergjencës deri në rivendosjen e normalitetit të plotë. E mbështetëm prokurorinë të çojë përpara hetimet dhe të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës. Të sigurojmë burimet e brendshme dhe mbështetjen e duhur ndërkombëtare për tejkalimin e pasojave të rënda të këtij tërmeti të tmerrshëm”, ka shkruar Meta./arbresh.info/




Forcohet bashkëpunimi Kosovë–Francë në luftën kundër krimit ...
Rreth 90 shtetas të Serbisë dëbohen nga aeroporti i Tivatit ...
Përurohet nënstacioni policor në Orllan të Podujevës
Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec, përpl...
Begaj reagon pas mbytjes së dy të rinjve nga Kosova në Shëng...
Hoxhaj për tragjedinë në Shëngjin: Dhimbje e madhe për gjith...