Policia amerikane njoftoi se një person është vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur në një sulm me armë që ndodhi të dielën në mëngjes në periferi të Çikago-s.
Autoritetet njoftuan se policia dhe hetuesit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe i kanë filluar hetimet.
Policia pranoi një thirrje telefonike rreth orës 2 e 30 minuta të mëngjesit sipas kohës lokale, ndërsa kur policët shkuan në një shtëpi, aty i gjetën tre persona të plagosur.
Këta persona më vonë u dërguan në spital, ku njëri prej tyre vdiq. Raportohet se dy të plagosur të tjerë janë paraqitur në spital më vonë dhe kanë pësuar lëndime më të lehta.
Zyrtarët policorë nuk dhanë ndonjë hollësi tjetër për personat e dyshuar, por paralajmëruan se informata shtesë do të publikohen brenda një kohe të shkurtër, shkruan “Fox News”, transmeton Gazeta Express.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...