E tmerrshme ta mendosh, por kur gafa të tilla i bën edhe një kryetare bashkie, atëherë mund të thuhet pa frikë se injoranca ka zënë vend në zyrat e institucioneve shqiptare.
Teksa ishte në një lidhje live me gazetaren e Top Channel, kryebashkiakja tha se jemi të kanqur edhe me 50 viktima. Pavarësisht kontekstit që ajo ka menduar se e ka pasur, çfarë deklaroi ishte vërtetë një prej atyre gafave të rënda, që mbahet mend gjatë.
Kryebashkiakja ndoshta e ka pasur nga lodhja e këtyre ditëve, por kjo asesi nuk mund të justifikojë një gafë të rëndë, e sidomos kur ajo thuhet në një televizion me një audiencë të madhe televizive.
Ndërsa duhet të ishte në krye të punëve dhe në menaxhimin e situatës së banorëve të saj, duke se Sako nuk u ka dalë për zot punëve.
Por, mesa duket nuk e menaxhon veten as kur duhet të japë një informacion për qindra njerëz që presin me sytë nga bashkia dhe qeveria për një strehë./ Gazeta Shqip
https://www.youtube.com/watch?v=MBwUsfwkdf4&feature=emb_title
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...
Kurti takon banorët e fshatit Panorc: Malisheva, qendër e in...
Mourinho tani do t’i kushtojë 15 milionë euro
Qeveria iraniane vendos t’i japë fund ndërprerjes së i...
Tetë gjëra që na sikletosin në shtëpinë e dikujt tjetër