Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se “ekipet e Turqisë do të kryejnë punimet në vendet e përshtatshme në Shqipëri dhe si vëllezër turq do të ndërtojnë 500 njësi banimi”, shkruan AnadolyAgency.
Ndryshe, presidenti turk kishte thënë se kishte zhvilluar dy biseda telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama më 26 nëntor, pasi dëgjoi për tërmetin, për të ofruar ngushëllimet e tij.
Tutje thuhet, që Turqia i ka dërguar menjëherë ndihma Shqipërisë rreth menaxhimit të fatkeqësisë dhe emergjencave.
“Si një vend, i cili vuajti nga tërmete të mëdha në të kaluarën, ne e kuptojmë dhimbjen e Shqipërisë”, citohet të ketë thënë Erdogan.
“Ne të gjithë duhet të qëndrojmë me Shqipërinë kur bëhet fjalë për trajtimin mjekësor të të dëmtuarve ose sigurimin e strehimoreve për ata që kanë humbur shtëpitë e tyre”, kishte shtuar ai.Në orët e hershme të mëngjesit të së martës, dy tërmete të fuqishme goditën Shqipërinë.
Tërmeti i parë është regjistruar në orën 04:00 me shkallë të Rihterit 6.4 në Durrës, ndërsa i dyti ishte me magnitudë 5.4 shkallë të Rihterit dhe u regjistrua në ora 07:10.

Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...