“Jashtë selisë qendrore të NATO-s, flamujt e aleatëve tanë, i Shqipërisë dhe i Francës, janë ulur në gjysmështizë, pas tërmetit në Shqipëri dhe në nderim të ushtarëve francez të rënë në Mali”, shkroi NATO.
Në selinë qendrore të NATO-s është ulur në gjysmështizë flamuri i Shqipërsië pas tragjedisë së sotme që ndodhi si pasojë e tërmetit, ku humbën jetën të paktën 18 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Përveç flamurit të Shqipërisë, NATO ka ulur në gjysmështizë edhe flamurin e Francës në nderim të 13 ushtarëve francezë që humbën jetën sot në Mali pas një aksidenti me helikopter.
“Jashtë selisë qendrore të NATO-s, flamujt e aleatëve tanë, i Shqipërisë dhe i Francës, janë ulur në gjysmështizë, pas tërmetit në Shqipëri dhe në nderim të ushtarëve francez të rënë në Mali”, shkroi NATO në llogarinë e saj në twitter.
Sot, Shqipëria u godit nga dy tërmete të fuqishme, me epiqendër në Durrës në orën 3:55 me magnitudë 6,3 në thellësi 10 kilometra dhe më vonë me një magnitudë 5 në Kepin e Rodonit. Ndërkohë, pas goditjes së dytë janë shënuar mbi 100 goditje dytësore dhe situata mbetet ende aktive.
Si pasojë e dridhjeve të mëngjesit të sotëm, autoritetet shqiptare njoftuan se deri më tani jetën e kanë humbur të paktën 18 persona, mbi 600 janë plagosur dhe 41 të tjerë janë shpëtuar nga rrënojat e ndërtesave. Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.
Në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë qytetarët të përfshirë nga paniku kanë braktisur shtëpitë duke qëndruar në ambiente të jashtme.
Vuçiq paralajmëron armatim të ri: Siguria më e ndërlikuar ng...
Kurti për presidentin: Jemi në konsultime me opozitën
Prokuroria kërkon dënim me burgim të përjetshëm për tre të a...
AUV ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria
“Hajde përgjigju”, Vuçiq sulmon kryeministrin e ri të Hungar...
Abdixhiku prezanton Kryesinë e re të LDK-së