Milot Rashica është duke kaluar nëpër një formë fantastike me Werder Bremenin këtë vit.
Ylli nga Kosova ka shënuar vazhdimisht me skuadrën gjermane, derisa ofertat për të nuk kanë munguar.
Se besojnë shumë tek Rashica, ka treguar edhe besimi i fundit i klubit ndaj yllit kosovar.
Trajneri Florian Kohfeld ka vendosur që tani e tutje t’ia besojë penalltitë sulmuesit nga Kosova.
Në fakt përgjegjësinë për penalltitë e ka pasur holandezi Danny Klassen, mirëpo ky i fundit ka dështuar të shënojë dy herë nga pika e bardhë këtë edicionm, transmeton Telegrafi.
E në takimin e fundit ndaj Frankfurtit, Rashica shënoi nga pika e bardhë derisa Klassen ishte jashtë fushës duke marrë tretmanin mjekësor.
Gjithsesi ka qenë vet holandezi që ka hequr dorë nga gjuajtjet e penalltive dhe trajneri Kohfeld këtë gjë ia ka besuar Rashicës.
Në nëntë ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Gjermanisë, Rashica ka shënuar gjashtë gola këtë edicion dhe ka bërë tre asistime.
KQZ: Rinumërimi i plotë i votave përfundon javën e ardhshme
Pjesë e llamarinës së kulmit bie në lagjen Dardania, bllokoh...
Caktohet seanca për të arrestuarit për manipulim të votave
Dita Ndërkombëtare e Arsimit, BE ka investuar 3.7 miliardë e...
Aksident tragjik në Elbasan: Shoferi i dehur përplas një pem...
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...