Grupi “Marakli t’kerreve” nesër me fillim nga ora 13:00 do të mbajnë protestë kundër vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, për shtrenjtimin e sigurimeve të veturave për 26 për qind.
Kësaj proteste kundër rritjes së çmimeve për sigurimin e veturave do t’i bashkohet edhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës i cili siguroi votat edhe për një mandate të dytë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.
Në paralajmërimin e kësaj proteste të cilës do t’i bashkohet Selimi, shkroi se duhet reaguar për të mbrojtur veten.
Njoftimi i plotë për këtë protestë të organizuar nga ‘Marakli t’kerreve’
Nga 15 nëntori ka hyrë në fuqi vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për shtrenjtimin e sigurimit të automjeteve për 26%. Duke e ditur këtë fakt, i cili prekë xhepat e secilit qytetar dhe përkeqëson edhe më tej gjendjen tonë ekonomike, ne si komuniteti më i madh i veturave në Kosovë dhe më gjerë nuk do rrimë duarkryq, prandaj më 22 nëntor 2019 (e premte ) nga ora 13:00 grupi “Marakli t’kerreve” organizon protestë me qëllimin e vetëm, atë të kundërshtimit të këtij vendimi. Protesta do të mbahet në rrugën “Luan Haradinaj” pranë BQK-së. Ne ftojmë çdo qytetar, organizatë, media si edhe çdo palë tjetër të interesuar të na bashkohet në mënyrë që të arrijmë synimet tona.

Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...