Pritja që në Kosovë iu bë tifozëve anglezë, i ka habitur këta të fundit, të cilët të gjithë njëzëri thanë, se më mirë se në Kosovë nuk kanë kaluar askund në botë, ku kanë shkuar ta përcjellin kombëtaren e tyre.
Por, ishte njëri të cilit i ndodhën gjëra të cilat thotë se nuk i ka imagjinuar e do të mund t’i ndodhnin.
Tifozit Simon Bruce, i ishte kthyer kuleta me të gjitha paratë e cila i kishte humbur më parë. E përveç kësaj atij edhe i ishin falur dy bileta, pavarësisht se ai kishte insistuar që t’i paguaj ato. Ndërsa, djali i cili kishte gjetur kuletën e tifozit anglez dhe ja kishte kthyer atë, në një bisedë për Klan Kosova, ka thënë se ajo që nuk është e jotja, s’duhet të merret, por t’i kthehet atij e të cilit është.
Furrtari nga Hasi, Mjeridon Ninaj, i cili punon në byrektoren Venecia në rrugën Rexhep Luci në Prishtinë, e kishte gjetur kuletën e tifozit anglez dhe atë ja kishte kthyer pronarit.
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...
Kurti sot me mëngjes i mbledh ministrat
Moti sot me diell, IHMK paralajmëron reshje shiu pasdite
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...