Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një video të fansave anglezë të cilët kanë ardhur në kryeqytet për ta parë ndeshjen mes Kosovës e Anglisë.
Matt, nga Newcastle ka thënë se mikëpritje si në Prishtinë, s’ka parë askund tjetër.
“Unë jam këtu për ndeshjen që Anglia do ta zhvillojë kundër Kosovës nesër mbrëma”, thotë ai në këtë deklaratë.
“Kësi mikpritje nuk kam parë diku tjetër. Kam vizituar mbi 30 vende, por kurrë nuk kam parë kësi mikpritje”.
Madje sipas personazhit të videos së publikuar nga ambasada britanike, ndeshja me Kosovën s’do të jetë aspak e lehtë, por se ai shpreson se Anglia do të triumfojë me rezultat 2 me 1.
https://www.facebook.com/UKinKosovo/videos/466829170704604/?t=0
Haxhiu nderon Lidhjen Shqiptare të Prizrenit
Sindikatat kërkojnë sqarime për 100 eurot
15-vjeçari humb jetën në pishinë në Gjirokastër
Lëvizja Vetëvendosje fton qytetarët në Prizren
Rama reagon ndaj Iranit për protestat në Zvërnec
Aktakuzë ndaj gjashtë personave për vepra penale kundër rend...