Vaksinimi ndaj gripit është një element thelbësor i kujdesit prenatal.
Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se gratë shtatzëna janë më të rrezikuara për të kaluar një sëmundje të rënde dhe vdekje nga gripi.
“Unë si grua shtatzënë, nënë dhe mjeke, u vaksinova ndaj gripit. Vaksinohu dhe ti për bebin, për vete. Gjatë shtatzënisë ndani çdo gjë me fëmijën tuaj”, -bën apel gruaja shtatzënë.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik, gripi rrit shanset për probleme serioze të lidhura me fëmijën duke përfshirë edhe lindje të parakohshme.
“Vaksinimi është i vlefshëm si për ju ashtu edhe fëmijën tuaj. Gripi qarkullon çdo vit. Gratë shtatzënë janë të rrezikuara që të pësojmë komplikacione të cilat mund të çojnë deri në vdekje. Gripi gjithashtu rrit shanset për probleme serioze të lidhura me fëmijën duke përfshirë edhe lindje të parakohshme. Të gjitha gratë që janë ose që do të mbeten shtatzënë gjatë sezonit të gripit duhet të vaksinohen me vaksinën inaktive të gripit. Gratë shtatzënë mund të vaksinohet në çdo kohë gjatë shtatzënisë. Vaksinimi mund të kryhet përpara dhe gjatë të gjithë sezonit të gripit”.
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...
Sonte kompletohet finalja e Ligës së Kampionëve, Bayern Muni...
Ferat Shala i PDK-së s’kandidon më për deputet, thotë se duh...
Askush s’e do anijen/ I mbyllen të gjitha portet anijes ku v...