Herolind Shala raportohet se nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet me skuadrën kombëtare të Kosovës.
Mesfushori kosovar do të humbas ndeshjet vendimtare për “Dardanët” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, shkruan portali arbresh.info.
Siç raporton Indeksonline, 27-vjeçari është lënduar në ndeshjen e fundit të Valerenganas kundër Brann dhe pavarësisht ftesës, gjë e cila ende nuk është konfirmuar zyrtarisht meqenëse Challandes nuk ka bërë ende publike listën, mesfushori nuk do të jetë në dispozicion.
Shala ishte larguar me përfundimin e pjesës së parë të ndeshjes së skuadrës së tij kundër Brann katër ditë më parë.
Rikuperimi nga lëndimi pritet të zgjas rreth një muaj./arbresh.info/
Çitaku: PDK nuk nënshtrohet
Publikohen pamjet e mbërritjes zyrtare të mbretit Charles në...
Premier League i refuzon kërkesën Manchester Cityt, Guardiol...
Kurti pyetet për propozimin e mundshëm të Vjosa Osmanit për ...
Kurti: Hamza e Abdixhiku s’mu përgjigjën mbrëmë – kur unë ka...
E ardhmja e Alisson në pikëpyetje, Juventusi tërhiqet –...