Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe fituesi i zgjedhjeve të 6 tetorit, Albin Kurti ka takuar dje zyrtarë të Bankës Botërore për Ballkanin Perendimor si dhe ata të Bankës Qendrore në Kosovë.
Sipas njoftimit të VV-së, Drejtoresha Rajonale e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder ka uruar Kurtin për fitoren e tij në zgjedhjet e 6 tetorit, si dhe ka premtuar se do të vazhdoj bashkëpunimin për projekte zhvillimore me qeverinë e re dhe do të ketë rol më aktiv në koordinimin e mbështetjes ndërkombëtare për Kosovën.
Në këtë takim, sipas VV-së u dakordua që menjëherë pas formimit të institucioneve të reja, qeveria e re të ulet dhe të përzgjedh projektet më të përshtatshme që do të mbulohen nga fondet e IDA-së.
https://www.facebook.com/vetevendosje/posts/10156288461447000?__xts__[0]=68.ARAZjbOBc8eqPxZYDIttF3gxOhJlTV4nLPzhlSIi-bby3MRNwxIHGB_QgHMCd30pHiSzsUmahLWfNBtX6OqW3pMfKGVAZ4CBw24vD8CYziyNpti82Y71_roF3pyPuGjVVEHoxt1YYcUziXJ4M1l2kk5aUEa_j_-lBz63RO6nHVbUQhteLeHUoGzRMWhQr-eX9_9s1LTqSXttKmIHPjVKdzonG_Tc3dttSIz-Wo7Ayz7NrAQ2ymh7QUQKhyuM1D5JTxEiKRLC8aiRmNkyOBICSpdTN_nuIjukcMsAODsAUyTFRUIPPUeJ6TtPUwRh8GJPpkAtXUIx2POggyVOwdlhPG6rmAk1gu6OIZ3A3O52y1DS5wc&__tn__=-R
Njoftimi i Plotë:
Dje, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, së bashku me nënkryetarin Besnik Bislimi, priti në takim Drejtoreshën Rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, znj. Linda Van Gelder, e cila ishte e shoqëruar nga Menaxheri i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, z.Marco Mantovanelli, Drejtoresha Rajonale për Financa Koncesionale Globale, znj. Lalita Moorty dhe Drejtori Rajonal për Sektorin e Ujit, z. Steven Schonberg.
Znj. Van Gelder e uroi kryetarin Kurti për mbarëvajtjen dhe rezultatin zgjedhor. Ajo tha se Banka Botërore do të vazhdoj bashkëpunimin për projekte zhvillimore me qeverinë e re dhe do të ketë rol më aktiv në koordinimin e mbështetjes ndërkombëtare për Kosovën.
Kryetari Kurti e falënderoi znj. Van Gelder për urimin dhe e njoftoi atë me prioritetet e qeverisë së re. Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë është parakusht ose pikënisje për zhvillimin ekonomik. Me politika që mbështesin bizneset e vogla dhe të mesme, prodhimin vendor, me lidhjen e arsimit me ekonominë lëvizim drejt zhvillimit tha z. Kurti, i cili theksoi edhe nevojën për tërheqjen e investitorëve nga jashtë, ku rol aktiv dhe pozitiv mund të luajnë si mërgata ashtu edhe institucionet tjera financiare ndërkombëtare që e pranojnë dhe ndihmojnë Republikën e Kosovës.
Në këtë takim u diskutuan disa projekte që kanë të bëjnë me furnizim të ujit të pijshëm, ujitjen e tokës bujqësore, ruajtjen e lumenjve, deponitë e hapura, zhvillimin rural dhe për punësimin e të rinjve. Banka Botërore na informoi për portofolin e projekteve aktive të saj në Kosovë, dhe për mundësinë ekzistuese për shfrytëzimin e fondeve të alokuara për Kosovë nga Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) në vlerën e mbetur prej rreth 68 milionë eurove, në kuadër të ciklit të tashëm të IDA.
Në përfundim të takimit, u dakorduam që menjëherë pas formimit të institucioneve të reja, qeveria e re të ulet dhe të përzgjedh projektet më të përshtatshme që do të mbulohen nga fondet e IDA-së.
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...
Rama: Siguria ushqimore, sfida më komplekse e procesit të in...