Keyor Navas insiston se nuk pendohet me largimin nga Real Madrid gjatë verës për transferim në Paris Saint Germain.
Portieri u largua nga klubi në Madrid gjatë muajit gusht ndërkohë që Thibaut Courtois ka pasur probleme deri tani këtë sezon te ‘Los Blancos’, transmeton portali arbresh.info.

Por, Keylor thotë: “Adaptimi im është duke shkuar shumë mirë, në qytet, në klub, me bashkëlojtarët dhe në kampionat. Rezultatet janë po ashtu duke e bërë këtë edhe më mirë”
“Kam arritur i përulur por gjithashtu me dëshirën për të sjellë cilësitë e mia dhe lidershipin në grup”
“Kam ardhur për të sjellë gjithë këto dhe për të ndihmuar të gjithë që të kenë progres”, shton Navas./arbresh.info/
Kryetari i Mitrovicës së Veriut shoqërohet në polici
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë për pu...
Kurti: Kosova ka potencial për t’u bërë pjesë e historive gl...
Oda Ekonomike Amerikane: Kosova të zhvillojë infrastrukturën...
Ra në krye të detyrës në Maliq, polici do të varroset në ven...
Kusari-Lila sot mban konferencë për media, njofton masa të r...