Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, priti në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë, ambasadoren, Chryssoula Aliferi, me të cilën diskutoi për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, marrëdhëniet midis dy vendeve dhe mundësitë e rritjes së tyre në kapacitete të plota.
Sipas njoftimit për media gjatë takimit u konfirmua angazhimi dhe mbështetja e dy vendeve për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme bilaterale në aspektin politik dhe ekonomik.
Pacolli tha se Greqia është partner i rëndësishëm i Kosovës, si dhe fqinj rajonal i saj.
“Vlerësojmë mbështetjen që Greqia ka dhënë dhe po jep në ndërtimin e perspektives euroatlantike të Kosovës”, tha ai, duke rikonfirmuar se dy vendet trajtojnë reciprokisht relacionet me respekt dhe përkushtim të madh.
Në njoftim thuhet se në takim u diskutua edhe për projektet e reja bilaterale ndërmjet dy vendeve. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan nivelin e mirë të marrëdhënieve në mes dy shteteve, duke shprehur përkushtimin reciprok për intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik./arbresh.info/

Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...