Reperi i njohur, Capital T, po vazhdon të jetë ndër emrat më eminentë në estradë e ai tash e një kohë të gjatë është i angazhuar me aktivitete bamirëse me qëllim të ndihmës të personave në nevojë.
Ai vazhdon të qëndrojë përkrah humanistit nga Prizreni, Halil Kastrati, në shumë prej iniciativave të organizatës së këtij të fundit “Jetimat e Ballkanit”, shkruan portali arbresh.info
Ai sot është shpërblyer me mirënjohje, për ndihmën dhe kontributin që ka dhënë.

“Capital T, për bashkëpunim dhe kontribut për familjet në nevojë”, shkruhet në mirënjohje.
Reperi shqiptar deri më tani i doli në ndihmë shumë familjeve, derisa muaj më parë dhuroi edhe banesë në vlerë 30 mijë euro. / arbresh.info/
MINTI publikon çmimet e derivateve
Vidhet një pistoletë në Deçan
Pejë: Sekuestrohen mallra kontrabandë me vlerë rreth 30 mijë...
Prizren: Një person kanos zyrtarin policor pas gjobës
Zelenskyy nënshkruan marrëveshje për dronë me Letoninë
Përfundon numërimi i votave në Shtime – këta janë 5 kandidat...