Fatmir Limaj ka hedhur poshtë deklaratat e KMDLNJ-së se ajo çka ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës ishte dhunë.
Limaj, thotë se dhunë është ajo çka po i ndodh Kosovës.
“Dhunë është duke ushtruar mbi tokën e Kosovës. Ne jemi rritur me këtë gaz lotsjellës dhe nuk duam që fëmijët tanë të rriten kështu. Me këtë marrëveshje po rrënohet e ardhmja e fëmijëve”, tha Limaj.
Ai, tha se nuk do të tërhiqen dhe të kota janë mendimet e pozitës për një tërheqje të tillë.
Limaj ka ftuar pozitën për konsensus dhe të gjendet një zgjidhje por thotë se “Zajednica” nuk kalon.
“Ai që ka pasur vullnet për konsensus kjo është arritur. Të ulemi të bisedojmë dhe të gjejmë një zgjidhje por ‘Zajednica’ nuk pranohet”, tha Limaj.
Nenad Rashiç: Tani nuk ka pengesa për formimin e Qeverisë
Qelaj i shkruan Trendafilovës: Mangësi serioze në gjykimet e...
Përleshje me thikë në Klinë, dy të lënduar – Policia jep det...
Netët gjysmëfinale të Eurovision 2026, zbulohet data kur do ...
Zyrtari iranian thotë se 2 mijë persona janë vrarë në trazir...
Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim në administrimin tatimor