Beogradin e pret luftë e madhe në Këshillin Ekzekutiv dhe në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-s në mënyrë që anëtarët të mos votojnë për pranimin e Kosovës në këtë organizatë, ka deklaruar Ivica Daçiq.
“Na pret luftë e madhe, sepse po bëhet presion i madh nga vendet perëndimore ndaj atyre vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën që të mos votojnë kundër. Këtu nuk llogariten të përmbajturit, por vetëm votat për ose kundër dhe nga ky votim pastaj shumica e thjeshtë”, ka thënë shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq për RTS, transmeton Koha.net.
Nëse e merr shumicën e thjeshtë të Këshillit Ekzekutiv, Kosova duhet të luftojë për dy të tretat e shumicës në Asamblenë e Përgjithshme ku nuk ka të drejtë vetoje dhe ku votat e përmbajtura nuk numërohen.
Ministri Daçiq tërhoqi vërejtjen se “Serbia tani të gjithëve u sqaron se përpjekja e Kosovës për t’u anëtarësuar në UNESCO është goditje serioze për shtetin tonë”.
“Kjo nuk është organizatë e rëndomtë, kjo është një çështje e vështirë për shtetin dhe popullin serb, sepse godet në identitetin dhe në thelbin e ekzistimit të popullit tonë. Këtu fjala është për patrikanën serbe, aty është krijuar kisha serbe dhe shtetësia, nëse kjo do të jetë trashëgimi kulturore e Kosovës, atëherë kjo është goditje në identitetin e Serbisë dhe të popullit. Ne do të bëjmë çdo gjë që mundemi”, ka thënë Daçiq.
Ai ka përsëritur se pranimi i Kosovës në UNESCO “do të ishte absurd sikur dhe pranimi i shtetit islamik në këtë organizatë, sepse nuk mund t’i mbrojnë tempujt serbë ata që jo dhe shumë kohë parë i kanë shkatërruar“.
Vitia: Kosova ka shënuar përparime të rëndësishme në luftën ...
IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor në Fushë Ko...
Real Madrid po e monitoron Vitinhan dhe Enzon, por ka një pr...
Ndalohen 102 kg katalizatorë të bluar të padeklaruar në Vërm...
Starmer: Mandelson tradhtoi Britaninë me informacionet e dër...
Protesta për çlirimtarët merr mbështetje në Istog