Gjenerali në pension i Kanadasë, ish-komandanti i Unprofor-it në Sarajevë, Lewis MacKenzie ka thënë se bombardimi i Serbisë në vitin 1999 dhe njohja e Kosovës ishin një gabim i madh dhe çmenduri.
Ai në një intervistë për të përditshmen serbe “Politika” ka përsëritur qëndrimin e tij për të cilin është kritikuar në vendin e tij dhe posaçërisht në Bosnje dhe Hercegovinë se “në Srebrenicë nuk u krye gjenocid por një krim lufte”.
Gjenerali i pensionuar kanadez thekson gjithashtu se “lirimi i një komandanti të luftës serbe të Bosnjës në Hagë, Naser Oriq, ishte i turpshëm”, transmeton Klan Kosova.
MacKenzie i bëri këto deklarata në prag të shkuarjes në Beograd ku do të marrë pjesë në Panairin e Librit për të promovuar edicionin serb të librit të tij “Paqeruajtësi: Rruga për në Sarajevë”, i cili u shkrua 26 vjet më parë dhe ishte një bestseller në Kanada.
Sërish tensione në aeroportin e Vlorës/ ‘2A Group’ nuk lejon...
Telesport: Sylvinho largohet nga Shqipëria
Rodri top prioritet i Real Madridit për këtë verë
Punëtoreve të MABCO-s nuk u lejohet vazhdimi i punimeve në A...
U vra javën e kaluar, 20-vjeçari kosovar varroset sot në Sue...
Spurs e fiton ndeshjen e parë me OKC, shkëlqen Wembanyama