Qeveria ndryshoi buxhetin e shtetit me akt normativ për të paguar dëmet e tërmetit dhe rialokuar investimet publike drejt projekteve me ecuri më të mirë realizimi.
Por deputetët e maxhorancës në komisionin e ekonomisë i kërkuan Ministrisë së Financave të caktojë një fond për shpërblimin e pensionistëve dhe familjeve të varfra për festat e fundvitit.
Pothuajse çdo vit, qeveria ka dhënë mbi 30 milionë dollarë si shpërblime fundviti për pensionistët dhe familjet në nevojë. Por këtë vit, Ministria e Financave ende nuk është e sigurtë nëse mund t’i gjejë paratë.
Qeveria është në një situatë të shtrënguar financiare edhe për shkak të ngadalësimit të ndjeshëm të rritjes ekonomike në gjysmën e parë të vitit. Kur ekonomia nuk xhiron, në buxhet mblidhen më pak para nga taksat.
Qeveria pret që në gjashtëmujorin e dytë rritja ekonomike të përmirësohet për shkak të shuarjes së efekteve negative të krizës energjetike./TCH
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër