Asgjë e re për sa i përket fituesit në Drag Race. Skender Potera me Audi vazhdon të dominojë absolutisht, ndërsa nga gara në garë po e përmirëson rekordin e tij.
Në Drag Race 4, që u mbajt këtë të diel në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë, Potera ishte i pakonkurrencë, duke fituar me kohë fantasike prej 08.212 sekonda në shtegun e gjatë 402 metra, ku shpejtësia mesatare e tij ishte 272.73 kilometra në orë.
“Edhe sot ishte garë e mirë ashtu sikur edhe organizimi i saj. Për fat të mirë gjërat shkuan ashtu siç i kishim paramenduar dhe sigurisht që jam i kënaqur me suksesin. Mirëpo, mendoj se ka ende vend për përmirësim dhe synimi ynë është të zbresim nën 8 sekonda, kohë të cilën e kam arritur në Bullgari”, ka thënë Potera pas fitores.
Gara u zhvillua në tri divizione: FWD (veturat që tërheqin me rrotat e përparme), RWD (veturat që tërheqin me rrotat e pasme) dhe AWD (veturat që tërheqin me katër rrota).
Interesimi i dashamirëve të automobilizmit ishte mjaft i madh, ndërsa gara kaloi pa asnjë incident./telegrafi
Apeli vërteton dënimin me 24 vjet e gjysmë burgim ndaj të ak...
Osmani takoi Presidentin e Etiopisë, Taye Atske Selassie
Rizvanolli deklarohet për kërkesën e rritjes së tarifave të ...
Ndalohen 102 kg katalizatorë të bluar të padeklaruar në Verm...
Kurti shpalos nga Podujeva hapat për formimin e institucione...
KFOR dhe Medica Kosova në mbështetje të grave të traumatizua...