Çifti australian i akuzuar për spiunazh në Iran është liruar, bën të ditur ministrja e jashtme e Australisë Marie Payne.
Jolie King dhe Mark Firkin po dokumentonin udhëtimin e tyre nga Australia në Mbretërinë e Bashkuar nëpër mediat sociale dy viteve të fundit, por ata heshtën pasi postuan nga Kirgistani e Pakistani rreth tre muaj më parë, transmeton portali arbresh.info.
Çifti u arrestua në korrik pasi u dyshua se kishin përdorur një dron për të bërë foto të “vendeve ushtarake dhe zonave të ndaluara”, tha një zëdhënës i gjyqësorit iranian muajin e kaluar.
Që atëherë ishin mbajtur në burgun famëkeq të Evin në veri të Teheranit.
Pas “negociatave shumë të ndjeshme” me Teheranin, çifti janë liruar, tha Payne të shtunën.
“Ata po kthehen në Australi dhe do të ribashkohen me familjen e tyre,” u tha ajo gazetarëve në Sidnej.
“Për Jolie dhe për Markun, fatkeqësia në të cilën kanë kaluar tani ka mbaruar,” shtoi ajo. “Ata janë në gjendje të mirë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore”./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...