Astrit Patozi i Bindjes Demokratike, i ftuar sot në Top Talk, tha se Lulzim Basha dhe Edi Rama fillimisht duhet të heqin dorë nga ky sistem zgjedhor që mbajnë në fuqi, pasi duke hequr dorë nga ky sistem, ata heqin dorë nga pushteti i tyre absolut.
Patozi thotë se ky sistem ka prodhuar një realitet politik të deformuar që desh na çoi edhe në luftë civile. Patozi paralajmëron një fund të tmerrshëm për ta, nëse zgjedhin si të dy bashkë, si njëri apo tjetri të mbajnë këtë sistem zgjedhor në fuqi.
Por kreu i Bindjes Demokratike beson se si Bashës ashtu edhe Ramës i ka mbetur pak koshiencë politike për të ndërmarrë një hap kurajoz që do të krijonte një klimë të re politike në Shqipëri.
Është koha që ata ta mendojnë këtë pasi ky sistem ka dështuar. Patozi gjatë intervistës në Top Talk doli edhe me një propozim surprizues, ku tha se duhet të përfshihet në ligj detyrimi për të votuar.
Kjo sipas tij do të rriste angazhimin politik të shqiptarëve, pasi ky sistem që kemi ka dekurajuar popullsinë të shkojë në zgjedhje. Angazhimi i më shumë njerëzve për të votuar do të krijonte realitete të reja politike dhe do ta bënte më legjitime çdo qeveri të zgjedhur.
“Drejtësi, jo politikë”, protestë paqësore, më 17 shkurt në ...
Donald Trump arrin në Davos
Kamioni doli nga rruga dhe ra në greminë, shtetasi i Kosovës...
Sllamniku rrezikon 30 ditë paraburgim, dorëzohet kërkesa në ...
Osmani: Kontributi i Kosovës në Bordin e Paqes do të jetë do...
Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes